Aksident i rëndë në Drenas, përplaset vetura me kamionin (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në pasditen e së enjtes në rrugën Skenderaj-Drenas.

Lajme

03/11/2016 20:46

Një veturë e tipit “Mercedes” është ndeshur me një kamion në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Fotografitë, të dërguara nga një lexues në redaksinë e Gazetës Express tregojnë se aksidenti ka qenë mjaftë i rëndë.

Si pasojë e këtij aksidenti u shkaktua një kolonë e gjatë.