​Aksident në Shkabaj, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Shkabaj, në hyrje të Prishtinës, nga kahja e Mitrovicës. Në këtë ndeshje shihet të jenë përfshirë tri vetura, njëra nga të cilat raportohet të jetë e KFOR-it. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. KosovaPress është në përpjekje për të marrë informata shtesë në lidhje…

Lajme

23/01/2026 18:42

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Shkabaj, në hyrje të Prishtinës, nga kahja e Mitrovicës.

Në këtë ndeshje shihet të jenë përfshirë tri vetura, njëra nga të cilat raportohet të jetë e KFOR-it.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. KosovaPress është në përpjekje për të marrë informata shtesë në lidhje me këtë ndeshje.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar kolonë e automjeteve në drejtimin Mitrovicë-Prishtinë.