Aksident në rrugën Lipjan–Shtime, katër persona të lënduar
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan–Shtime. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident…

Lajme
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan–Shtime.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Lajmi.net/