Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen gjashtë persona

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të urës me harqe. Top Channel njofton se janë përplasur dy automjete, një foristradë dhe një veturë. Si pasojë janë lënduar rëndë gjashtë persona, mes të cilëve katër gra që udhëtonin me veturën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet e…

Lajme

09/11/2024 12:03

Një aksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të urës me harqe.

Top Channel njofton se janë përplasur dy automjete, një foristradë dhe një veturë.

Si pasojë janë lënduar rëndë gjashtë persona, mes të cilëve katër gra që udhëtonin me veturën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar shkaqet e aksidentit.