Aksident në qendër të Prishtinës, jep detaje policia
Një këmbësor dhe një motoçiklist janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “UÇK”. Sipas Policisë nga ky aksident, dy persona pësuan lëndime trupore dhe morën tretman mjekësor. Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytet, Enis Pllana theksoi se sot rreth orës 13:00 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me…
Lajme
Një këmbësor dhe një motoçiklist janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “UÇK”. Sipas Policisë nga ky aksident, dy persona pësuan lëndime trupore dhe morën tretman mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytet, Enis Pllana theksoi se sot rreth orës 13:00 kanë pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një motoçikletë, sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, theksoi ai.