Aksident në Duhël të Suharekës, rrokulliset një veturë
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas pamjeve një veturë shihet e rrokullisur, dyshohet si pasojë e kushteve atmosferike me shi. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
