Aksident në Baballoq të Deçanit, humb jetën një person
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar derisa njëri nga të lënduarit ka arritur në spital…

Lajme
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Baballoq të Deçanit.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar derisa njëri nga të lënduarit ka arritur në spital pa shenja jete,
“Sot rreth orës 18:45, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq-Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lendime trupore, ndërsa njëri nga të lenduarit ka arritur pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/