Aksident mes tri veturave në Marinë të Skenderajt, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Marinë të Skenderajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se nga ky aksident janë lënduar pesë persona, shkruan lajmi.net. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin…

Lajme

09/03/2025 18:44

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Marinë të Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se nga ky aksident janë lënduar pesë persona, shkruan lajmi.net.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale në fshatin Marinë të Skenderaj. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar pesë persona”, tha ai.