Aksident mes trenit dhe një veture në Grabovc, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:15 në fshatin Grabovc. Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:15 në fshatin Grabovc.
Në këtë aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa janë lënduar dy persona, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/