Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 13:30 kemi pranuar raportin për një aksident trafiku…

Lajme

19/12/2025 15:59

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku janë përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar raportin për një aksident trafiku në Shtrubullovë, ku është përfshirë një tren dhe një automjet. Dy persona kanë marrë lëndime dhe trajtim mjekësor. Për ngjarjen po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti./lajmi.net/