Aksident mes tetë veturave në Zhur të Prizrenit, lëndohen tre persona ndërsa rruga është e bllokuar përkohësisht
Një aksident trafiku ku janë përfshirë tetë vetura ka ndodhur sot në fshatin Zhur të Prizrenit, apo në kilometrin e dytë në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa rruga është e bllokuar përkohësisht. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut…

Lajme
Një aksident trafiku ku janë përfshirë tetë vetura ka ndodhur sot në fshatin Zhur të Prizrenit, apo në kilometrin e dytë në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor ndërsa rruga është e bllokuar përkohësisht.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative , ndërkaq për informacione tjera do të njoftojnë pas raportimeve shtesë nga kompetentët.
Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është e bllokuar përkohësisht.
“Apelojmë tek të gjithë shoferët, që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/