Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person – dërgohet në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Morinë në Gjakovë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënsi I Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se përveç dëmeve materiale ngasësi i motoçikletës, ka pësuar lëndime trupore ku dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Morinë në Gjakovë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënsi I Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se përveç dëmeve materiale ngasësi i motoçikletës, ka pësuar lëndime trupore ku dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/