Aksident mes një kamioni dhe tri veturave në rrugën Prizren-Dragash, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren-Dragash. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, shkruan lajmi.net. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale.…

Lajme

25/08/2025 16:14

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Prizren-Dragash.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe tre vetura, shkruan lajmi.net.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/