Aksident me të lënduar në rrugën Dragash-Prizren
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave. Shaqir Bytyqi nga policia rajonale Prizren, ka konfirmuar për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren. “Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përkohësisht rruga…

Lajme
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave.
Shaqir Bytyqi nga policia rajonale Prizren, ka konfirmuar për KosovaPress, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën Dragash-Prizren.
“Si pasojë e aksidentit së paku dy persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përkohësisht rruga ka qenë e mbyllur derisa policia ka kryer procedurat e nevojshme dhe ka liruar rrugën”, ka thënë ai.