Aksident me të lënduar në Drenas, policia jep detaje

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes tri veturave në Komoran të Drenasit.  Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësia përkatëse. “Sot…

Lajme

07/07/2024 13:15

Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes tri veturave në Komoran të Drenasit. 

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësia përkatëse.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/