Aksident me pesë vetura në rrugën Ferizaj-Kaçanik, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik, afër daljes nga Kaçaniku, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë…

Lajme
Një aksident trafiku mes pesë automjeteve ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik, afër daljes nga Kaçaniku, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore dhe një me targa të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, më 03.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Ferizaj-Kaçanik (rreth 2 km në dalje të Kaçanikut), ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja (të Maqedonisë së Veriut). Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Veseli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante dhe autoambulanca, të cilat kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të trafikut rrugor./lajmi.net/