Aksident me fatalitet në Rahovec, vdes drejtuesi i traktorit
Një aksident me fatalitet u raportua të ketë ndodhur dje në fshatin Bërnjak Rahovec. Në aksidentin në fjalë ishin përfshirë një veturë dhe një traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin, rreth orës 22:45 nga QKUK-ja është pranuar informata…

Lajme
Një aksident me fatalitet u raportua të ketë ndodhur dje në fshatin Bërnjak Rahovec.
Në aksidentin në fjalë ishin përfshirë një veturë dhe një traktor.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin, rreth orës 22:45 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.
“Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”./Lajmi.net/