Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje
Një aksident i rëndë trafiku përfundoi me fatalitet mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës. Një këmbësor humbi jetën pasi u godit për vdekje. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku përfundoi me fatalitet mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës.
Një këmbësor humbi jetën pasi u godit për vdekje.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur”, tha ajo.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret Njësiti i trafikut rajonal./Lajmi.net/