Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 7-të Prizren Jug-Morinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku një pasagjere femër si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i…

Lajme

14/05/2025 16:28

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 7-të Prizren Jug-Morinë.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku një pasagjere femër si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili i ka thënë së trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Hetimet po kryhen na hetuesit policor.

“Sot me datë 14.05.2025, në orën 13:00 në Autostradën ”Ibrahim Rugova” Km-7 drejtimi PZ-Jug-Morinë është shkaktuar një aksident Trafiku me Fatalitet, në mes një Veture e tipit VW Tiguan dhe një Kamioni të tipit Mercedes. Një pasagjer (gjinia femërore) si pasojë e lëndimeve nuk iu ka mbijetuar lëndimeve dhe raportohet se ka ndërruar jetë, ku Mjeku kujdestar në vend te ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj. Në vend të ngjarjes ka dal njësitë kompetente policore dhe Prokurori Kujdestar me udhëzim të të cilit trupi i pa jete te dërgohet në obduksion. Hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit dhe rrethanat tjera janë ne proces nga ekipet hetuese policore qe do te behën te ditura pas përfundimit te raportev. Kërkojmë vigjilence nga pjesmarrsit ne trafik dhe respektim te rregullave ne menyre qe te shmangen rastet e tilla tragjike”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/