Aksident kombi-traktor në Mitrovicë, 4 të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një kombi i udhëtarëve është ndeshur me një traktor.

Lajme

16/11/2015 14:09

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për KosovaPress aksidentin duke treguar që tre persona kanë qenë të moshës madhore, ndërsa njëri prej të lënduarve është nën moshën 18 vjeçare.

Të aksidentuarit sipas Zahitit, për fat të mirë nuk kanë lëndime të rënda.