Aksident i rëndë në Vranidoll të Prishtinës, 7 persona të lënduar pas përplasjes së dy veturave
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:15, pas një aksidenti mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, duke bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin…
Lajme
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 13:15, pas një aksidenti mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, duke bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore, ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura,” ka thënë Borovci.
Ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar shkaqet që kanë çuar në aksident. /Lajmi.net/