Aksident i rëndë në Prizren mes një veture e motoçiklete, dy persona të lënduar, shoferi i motoçikletës në gjendje të rëndë
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” të fshatit Grazhdanik të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për lajmi.net ka thënë se në aksident të përfshira ishin një një veturë dhe një motoçikletë. Sipas Bytyqit, të lënduar…

Lajme
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” të fshatit Grazhdanik të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për lajmi.net ka thënë se në aksident të përfshira ishin një një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas Bytyqit, të lënduar kanë mbetur ngasësi i motoçikletës, dhe pasagjeri i veturës.
Njoftimi i plotë:
Aksident trafiku me lëndime të rënda trupore
Prizren, 31 / 05 / 2025 – Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal në Prizren, janë njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur më datë 31.05.2025 rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik, Prizren.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë. Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, në mënyrë që të shmangen aksidentet dhe të rritet siguria rrugore për të gjithë qytetarët. /lajmi.net/