Aksident i rëndë në Livoç të Gjilanit, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Livoç i Ulët, në komunën e Gjilanit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:39 është raportuar për një aksident me motoçikleta, ku janë përfshirë tre persona. Njësitë emergjente kanë dalë…

Lajme

10/04/2026 22:00

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Livoç i Ulët, në komunën e Gjilanit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 19:39 është raportuar për një aksident me motoçikleta, ku janë përfshirë tre persona. Njësitë emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku njëri prej tyre ka mbërritur pa shenja jete. Një i lënduar është transferuar në QKUK në Prishtinë, ndërsa tjetri po trajtohet në Gjilan. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Hashani për lajmi.net