Aksident i rëndë në Gojbulë të Vushtrrisë, dy vetura pësojnë dëme të mëdha
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen dy automjetet e dëmtuara rëndë, të cilat kanë mbetur në mes të rrugës pas përplasjes. Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.…
Lajme
Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihen dy automjetet e dëmtuara rëndë, të cilat kanë mbetur në mes të rrugës pas përplasjes.
Dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar zyrtarisht lidhur me rastin dhe rrethanat që çuan deri te aksident.