Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, 7 të plagosur nga përplasja e disa automjeteve

Një aksident i shumëfishtë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku policia raporton se janë përplasur disa automjete.

Lajme

16/07/2017 20:21

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit, dhe nga raportimet e para, thuhet të ketë 7 të plagosur.

Ndërkohë ky aks rrugor momentalisht është i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Aksi rrugor në fjalë është një nga më problematikët në vendin tonë, ku shënohen shpeshherë aksidente. /Blitz.al/