Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon si nëpër filma (Video)
Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, por ABC News siguroi videon nga një kamer sigurie. Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/11/vlore.jpg)
Lajme
Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike. BMV- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Benz-a. Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.
Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al
![YouTube player](https://i.ytimg.com/vi/5Z864v7HOuc/maxresdefault.jpg)