AKR prishet me PDK në Prizren

Koalicioni midis AKR'së dhe PDK'së në Prizren, i zyrtarizuar të shtunën, është kërkuar të prishet nga Behxhet Pacolli, raporton PrizrenPress.

Lajme

18/11/2013 22:33

Është kërkuar të prishet koalicioni AKR-PDK në Prizren, vetëm pak ditë pasi ai ishte lidhur, për ta mbështetur Ramadan Mujën në garën e balotazhit të 1 dhjetorit.

Kështu ka njoftuar PrizrenPress, e cila duke u thirrur në burimet e saj në Degën e AKR’së në Prizren, ka pohuar se kërkesën për prishje të koalicionit e ka bërë Lideri i AKR’së, Behxhet Pacolli.

AKR dhe PDK kanë zyrtarizuar koalicionin në Prizren, të shtunën.