AKR pezullohet si parti politike, ka edhe një mundësi brenda 45 ditëve ose KQZ duhet ta ç’regjistroje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Me këtë rast, KQZ ka njoftuar se partia politike AKR e regjistruar më 07.12.2007 ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës në shkurt, por deri më tani KQZ s’ka pranuar ndonjë njoftim për mbajtje kuvendi. Kësisoj partia është njoftuar për obligimet ligjore që ka…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.
Me këtë rast, KQZ ka njoftuar se partia politike AKR e regjistruar më 07.12.2007 ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës në shkurt, por deri më tani KQZ s’ka pranuar ndonjë njoftim për mbajtje kuvendi.
Kësisoj partia është njoftuar për obligimet ligjore që ka përmes emailave, por pavarësisht njoftimeve nga AKR s’janë përmbushur obligimet ligjore, transmeton lajmi.net.
“Kësisoj për shkak të mos respektimit të afatave, është rekomanduar partia politike AKR deh ta obligojë këtë parti që në një afat shtesë prej 45 ditësh të mbajë kuvendin e saj.Nëse AKR nuk e mban kuvendin brenda afatit shtesë brenda 45 ditësh KQZ do ta c’regjistrojë atë”, u tha në mbledhje.
Kësisoj është hedhur në votim propozimi për pezullimin e kësaj partie politike.
Pas hedhjes në votim u votua për pezullim./Lajmi.net/
