AKP shpall shitjen e aseteve në likuidim – SHAL 57

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e aseteve në likuidim SHAL 57 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim përmes të cilës ka nxjerrë në shitje 34 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës 9 asete, në rajonin e Pejës 6 asete,…

Lajme

22/07/2022 11:55

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallë shitjen e aseteve në likuidim SHAL 57 të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim përmes të cilës ka nxjerrë në shitje 34 asete të pronave shoqërore që gjinden në pesë rajonet e Republikës së Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës 9 asete, në rajonin e Pejës 6 asete, në rajonin e Mitrovicës 7 asete dhe në rajonin e Prizrenit 12 asete. Të gjitha këto 34 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

AKP përmes kësaj vale ka nxjerrë në shitje lokale afariste,  shitore pastaj toka bujqësore dhe pyjore

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Shpallja publike për këto  asete është e hapur që nga data 22 korrik 2022, ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 10 Gusht 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.57 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 10 gusht  2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë