Aknet gjatë shtatzënisë; Kujdesi dhe produktet që mund të blihen pa recetë

15:06 | 20 Korrik 2021

Për këtë mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme!

Gjatë shtatzënisë, hormonet rrisin sekretimin e vajit nga gjëndrat e lëkurës, ndaj në shumë raste mund t’ju shfaqen edhe akne.

Megjithatë, ato janë të përkohshme dhe zhduken pasi të lindni.

Parandalimi dhe kujdesi: një nga mënyrat për të parandaluar ose për të mbajtur nën kontroll aknet, është kujdesi i mirë ndaj lëkurës. Për këtë mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme:

-Lajeni fytyrën si zakonisht. Mundohuni të mos përdorni pastrues për fytyrën, astringjentë apo maska, sepse e irritojnë lëkurën dhe mund t’i përkeqësojnë aknet. Lëkura mund të irritohet edhe nga larja apo pastrimi i tepruar.

-Mos përdorni substanca ngacmuese.Mos përdorni produkte vajore kozmetike, produkte për stilimin e flokëve apo për mbulimin e akneve. Përdorni produkte në etiketat e të cilave shkruhet se janë me bazë ujore ose jokomedogjenike, të cilat kanë më pak gjasa t’i bllokojnë poret. Nëse vëreni se aknet përkeqësohen nga dielli, mundohuni të mos ekspozoheni në dritën e tij.

-Mos lejoni që gjithçka t’ju prekë në fytyrë. Mbajini flokët të pastër dhe mundohuni që të mos ju bien në fytyrë. Mundohuni të shmangni vendosjen e duarve apo objekteve të tjera. Edhe
veshjet e ngushta ose kapelat mund të paraqesin problem, veçanërisht nëse keni djersitur. Djersa, papastërtitë dhe yndyra stimulojnë krijimin e akneve.

-Kujdesi mjekësor: gjatë shtatzënisë duhet të tregoni kujdes edhe me produktet që mund të blihen pa recetë. Fare mirë mund të përdorni ato që përmbajnë peroksid benzoli dhe që mund të blihen pa recetë.

Edhe pse nuk janë kryer shumë studime për sigurinë e tyre gjatë shtatzënisë, deri më sot nuk janë raportuar probleme. /Lajmi.net/