Akil Gjakova mund edhe italianin, tani në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”
Akil Gjakova ka arritur që të shkojë në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Xhudistit nga Kosova ka pasur sukses fantastik edhe në luftën e tij të tretë sot, ku përballë e kishte italianin Manuel Lobardo, në kategorinë deri më 73 kilogramë. Koha e rregullt është mbyllur pa fitues, derisa dy xhudistët shkuan në “Golden…
Sport
Akil Gjakova ka arritur që të shkojë në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Xhudistit nga Kosova ka pasur sukses fantastik edhe në luftën e tij të tretë sot, ku përballë e kishte italianin Manuel Lobardo, në kategorinë deri më 73 kilogramë.
Koha e rregullt është mbyllur pa fitues, derisa dy xhudistët shkuan në “Golden Score”.
Italiani mori tri gabime, ndërsa Akil Gjakovë vazhdoi tutje për në gjysmë finale, transmeton lajmi.net.
Akil Gjakova ka marrë dy fitore radhazi sot, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin si dhe triumfoi ndaj austriakut, Samuel Gassner.
Atij i duhet edhe një fitore, në mënyrë që të sigurojë medaljen olimpike në Paris./Lajmi.net/