Akil Gjakova kalon në rrethin e dytë në Grand Prix të Austrisë

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit të Austrisë. Xhudisti kosovar e mposhti në rrethin e parë garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në xhiron e dytë, Akili do të zhvillojë luftë me austriakun Herbert Wicker Sot do të zhvillojë luftë edhe xhudistja kosovare, Laura Fazliu.…

Sport

26/05/2023 11:40

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Prixit të Austrisë.

Xhudisti kosovar e mposhti në rrethin e parë garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Në xhiron e dytë, Akili do të zhvillojë luftë me austriakun Herbert Wicker

Sot do të zhvillojë luftë edhe xhudistja kosovare, Laura Fazliu.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me japonezen, Momo Tatsukawa.

Dje, pa medalje mbetën dy garueset tjera kosovare, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq./Lajmi.net/