Akil Gjakova eliminohet nga Kampionati Botërorë që po mbahet në Budapest
Akil Gjakova nuk ka arritur të futet në luftë për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në kryeqytetin hungarez, Budapest. Xhudisti kosovar ka marrë pjesë në kategorinë deri në 73 kilogramë, derisa është eliminuar në rrethin e tretë. Në xhiron e parë ai mbeti i lirë, derisa në të dytën mposhti rumunin…

Sport
Akil Gjakova nuk ka arritur të futet në luftë për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Xhudisti kosovar ka marrë pjesë në kategorinë deri në 73 kilogramë, derisa është eliminuar në rrethin e tretë.
Në xhiron e parë ai mbeti i lirë, derisa në të dytën mposhti rumunin Ioan Dzitac.
E në rrethin e tretë Gjakova u përball me brazilianin Daniel Cargin dhe u mposht.
Gjakova në këtë botërorë nuk ka qenë 100 për qind, pasi ka vuajtur nga një lëndim të krahut prej kohësh.