AKI publikon detaje për vizitën e shefit të CIA, u zbulua pllaka me porosi të veçantë

AKI përmes një komunikate për media të publikuar në ueb-faqen zyrtare ka shpalosure dhe disa fotografi të Burns me kreun e AKI-së, Petrit Ajeti. AKI ka bërë të ditur se në shenj mirënjohjeje për SHBA-në, CIA-n dhe personalisht William Burns, në objektin qendror të AKI-së është vendosur pllaka simbolike ku janë të vendosura dy emblemat…

Lajme

04/09/2024 11:09

AKI përmes një komunikate për media të publikuar në ueb-faqen zyrtare ka shpalosure dhe disa fotografi të Burns me kreun e AKI-së, Petrit Ajeti.

AKI ka bërë të ditur se në shenj mirënjohjeje për SHBA-në, CIA-n dhe personalisht William Burns, në objektin qendror të AKI-së është vendosur pllaka simbolike ku janë të vendosura dy emblemat e dy agjencive, CIA dhe AKI.

Pllaka është zbuluar nga dy drejtorët, Burns dhe Ajeti, transmeton lajmi.net.

Po ashtu në këtë pllakë, përveç emblemave të dy agjencive është edhe mesazhi që ia kishte transmetuar oficeri ushtarak amerikan Joseph Burns të birit të tij, Wiliam Burns-it.

“Asgjë nuk mund të të bëjë më krenar se sa shërbimi me nder ndaj vendit tënd”./Lajmi.net/