Ake, ‘xhokeri’ i Guardiolas te Man City

Nathan Ake do të jetë ‘xhokeri’ i Pep Guardiolas te skuadra e Manchester City.

Sport

04/09/2020 16:03

Lojtari holandez është nga transferimet më të bujshme të City këtë merkato, me Cityn që paguajtën një shumë tejet të lartë për të.

Ake pritet që trajnerin katalan ta ndihmojë duke qenë i gatshëm të aktivizohet në tri pozita të ndryshme.

“Kemi folur edhe për faktin se unë mund të luajë në pozita të ndryshme. Ata janë të lumtur me këtë dhe ma kanë thënë”, ka thënë Ake, i pyetur për bisedën me Guardiolan, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se është një bonus që unë mund të luajë në tri pozita të ndryshme”, shtoi lojtari.

Ake ka qenë pjesë e skuadrës së Bournemouth së fundmi, por oferta e Manchester City ishte e parezistueshme dhe nga ky sezon ai do të jetë një ‘Citizen’. /Lajmi.net/