AKB: Shqetësuese situata në VITA, 500 vende pune në rrezik, importi favorizohet ndërsa prodhuesi vendor penalizohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka ngritur shqetësimet me situatën në fabrikën VITA, duke thënë se, ‘’rreth 500 vende pune  të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak të vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe AVUK-ut.’’ Në postim nga AKB vlerësohet se, është e ‘’papranueshme që prodhuesve vendorë t’u ndalohet përdorimi i vajit të palmës në nënproduktet…

Lajme

23/10/2026 15:38

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka ngritur shqetësimet me situatën në fabrikën VITA, duke thënë se, ‘’rreth 500 vende pune  të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak të vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe AVUK-ut.’’

Në postim nga AKB vlerësohet se, është e ‘’papranueshme që prodhuesve vendorë t’u ndalohet përdorimi i vajit të palmës në nënproduktet e qumështit, ndërsa produkteve të importuara t’u lejohet kjo!’’.

Postimi:

AKB: 500 VENDE PUNE NË RREZIK – STOP STANDARDEVE TË DYFISHTA NDAJ PRODHUESVE VENDORË!

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ngre shqetësimin për situatën në fabrikën VITA, ku rreth 500 vende pune  të përhershme rrezikojnë të humbin për shkak të vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe AVUK-ut.

Është e papranueshme që prodhuesve vendorë t’u ndalohet përdorimi i vajit të palmës në nënproduktet e qumështit, ndërsa produkteve të importuara t’u lejohet kjo!

Pse dy standarde për të njëjtin treg? Pse prodhuesi vendor penalizohet, ndërsa importi favorizohet?

AKB kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe AVUK-u reagim të menjëhershëm, trajtim të barabartë dhe zgjidhje urgjente, për të mos lejuar që vendimet institucionale të rrezikojnë qindra vende pune dhe prodhimin vendor.

Siguria ushqimore duhet të jetë e njëjtë për të gjithë: si për produktet vendore, ashtu edhe për ato të importuara.

Kjo fabrikë rrezikon të ik në dy vende tjera  në Ballkanin Perëndimor dhe për tej Turqisë.

MOS E NDËSHKONI PRODHUESIN VENDOR DHE MOS E FAVORIZONI IMPORTIN tha në fund Agim Shahini

Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve – AKB.