AKB kërkon suspendimin e vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15%
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendohet vendimi i ZRrE-së lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15 përqind. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se suspendimi i këtij vendimi do të ishte më i arsyeshëm për të gjithë por nuk e përjashton edhe një alternativë tjetër…

Lajme
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të suspendohet vendimi i ZRrE-së lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 15 përqind.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se suspendimi i këtij vendimi do të ishte më i arsyeshëm për të gjithë por nuk e përjashton edhe një alternativë tjetër heqjen e TVSH-së.
“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të suspendon vendimin e ZRRE për shtrajtimin e energjisë elektrike për 15%, ose qeveria të heq TVSH-ën nga faturimi i energjisë elektrike, që kjo do të ishte e mirëpritur nga bizneset dhe konsumatorët kosovarë”, thuhet në njoftim.
Këto alternativa i pari i AKB-së i ka dhënë duke kërkuar që të mos ketë rritje të varfërisë në vend.
“Agim Shahini Kryetari i AKB-së thotë veprimi i suspendimit të vendimit të ZRRE do ishte më së miri për të gjithë, por edhe heqjen e TVSH-ës do ishte alternative adekuate për të mos rritë varfërin në Kosovë”, theksohet në njoftim. /Lajmi.net/