Ajo që nuk e keni vërejtur në festimin e golit të Chelseat, Jorginho kap t*pet e Batshuayit
Michy Batshuayi i është përgjigjur shokut të skuadrës së Chelseat, Jorginho për festimin e tij të çuditshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Ajax, që e pa italian duke e kapur për t*pe sulmuesin belg.
Sport
‘Blutë’ realizuan një fitore të madhe në minutën e 86′, kur Batshuayi realizoi për rezultatin final 0-1 në Amsterdam.
Skuadra e Frank Lampard siguroi fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.
Emocionet ishin të kuptuar, pasi ishin siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
Jorginho, megjithëkëtë, ishte pak i emocionuar dhe miqësor me Batshuayi, duke e kapur për t*pe bashkëlojtarin e tij.
Belgjiku, i cili tani ka shënuar në tre ndeshje radhazi për klubin dhe vendin, e ka marrë në mënyrë sportive këtë gjest – duke shkruajtur në rrjetet sociale: ”Pse?” dhe duke i bashkangjitur disa emoji qesharak. /Lajmi.net/
?????? WHY ???!!!!! pic.twitter.com/NRYP2KsIdH
— Michy Batshuayi (@mbatshuayi) October 23, 2019