Aivo Orav përfundon detyrën e tij në Kosovë, merr një të re në Turqi

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, pritet që së shpejti të nis një detyrë të re në Turqi. Kështu ka bërë të ditur Matti Maasikas, sekretar i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili i ka shprehur falënderimet dhe urimet e tij të ngrohta Oravit,…

Lajme

16/03/2026 12:29

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Avio Orav, pritet që së shpejti të nis një detyrë të re në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Matti Maasikas, sekretar i Përgjithshëm në detyrë në Shërbimin Evropian për Veprime të Jashtme (EEAS), i cili i ka shprehur falënderimet dhe urimet e tij të ngrohta Oravit, për detyrën e re në Turqi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Maasikas ka shkruar se Orav ka bërë punë të shkëlqyer në Kosovë.

“Faleminderit Aivo Orav për punën e shkëlqyer të bërë në Kosovë! Do të mungosh shumë. Urime për detyrën tënde të re në Turqi dhe jam shumë i lumtur të vazhdoj të punojmë së bashku – ashtu si kemi bërë gjatë dekadave në role të ndryshme”, ka shkruar Maasikas.

Aivo Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para Orav në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog.