AIP gjobit me 3 mijë euro Ministrinë e Industrisë për moslejim të qasjes në dokumente publike

Për shkak të kufizimit të qasjes në dokumente publike, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Në vendimin e AIP, thuhet se vendimi, i marrë më 17 mars, ka vendosur një gjobë në vlerën prej 3 mijë euro për shkeljen e ligjit për qasje në dokumente publike.…

Lajme

18/03/2025 21:34

Për shkak të kufizimit të qasjes në dokumente publike, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Në vendimin e AIP, thuhet se vendimi, i marrë më 17 mars, ka vendosur një gjobë në vlerën prej 3 mijë euro për shkeljen e ligjit për qasje në dokumente publike.

Vendimi ka ardhur pas një ankese të parashtruar nga laboratori Sierra Lab Sh.p.k. kundër Ministrisë, për kufizimin e qasjes në dokumentet publike.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është detyruar të paguajë shumën e caktuar brenda 30 ditësh në llogarinë e autoritetit kompetent.

Në rast se Ministria nuk paguan brenda afatit të caktuar, vendimi do të kthehet në titull ekzekutiv dhe do të ekzekutohet nga përmbaruesi privat.