Aida Doçi me koncert ‘live’ në Mitrovicë për banorët e izoluar në shtëpitë e tyre
Aida ka kënduar për banorët e Mitrovicës, të cilët po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

ShowBiz
Meqenëse në të gjithë botën qytetarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre, artistët kanë menduar se si t’ua largojnë ngapak mendjen nga pandemia, shkruan lajmi.net.
Shumë prej tyre po realizojnë koncerte virtuale, ndërsa këto iniciativa po priten shumë mirë nga ana e publikut.
Aida Doçi ka mbajtur sot koncert në qytetin e Mitrovicës, për t’i argëtuar banorët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.
Këngëtarja bashkë me orkestër performoi disa këngë, ndërsa qytetarët e dëgjonin nga ballkonet e shtëpive të tyre.
Në fillim, kur ajo nisi të këndonte, u përshëndet nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri. /Lajmi.net/