A i marrin deputetët mëditjet për shtatë seancat e Kuvendit që përfunduan pa rezultat? – Deputeti i VV-së thotë se gjashtë prej tyre janë vazhdim i të parës

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka shkruar në lidhje me shtatë seancat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë përfunduar pa rezultat dhe pa u zgjedhur kryekuvendarja. Ai ka thënë se kjo situatë e krijuar për të është dëshpëruese, shkruan lajmi.net. Kërçeli ka uruar që “opozita të reflektoj”, dhe të dalin nga kjo…

Lajme

27/04/2025 20:03

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli ka shkruar në lidhje me shtatë seancat e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë përfunduar pa rezultat dhe pa u zgjedhur kryekuvendarja.

Ai ka thënë se kjo situatë e krijuar për të është dëshpëruese, shkruan lajmi.net.

Kërçeli ka uruar që “opozita të reflektoj”, dhe të dalin nga kjo situatë e bllokimit.

Ai ka “shuar” edhe dilemat e shumta në lidhje me mëditjet e tyre për shtatë seancat që përfunduan pa rezultat.

“Dua ta sqaroj se mëditjet paguhen vetëm për një seancë, sepse seancat tjera janë vazhdim i seancës së parë të 15 prillit 2025”, ka shkruar Kërçeli. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: