Ahmeti prezanton tregun e luleve për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti,ka prezantuar projektin për tregun e luleve në kryeqytet.

Lajme

04/11/2016 15:55

Ai  ka thënë se së shpejti në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të vendoset tregu i luleve.

“Sikur edhe shumë kryeqytete tjera, Prishtina do ta ketë tregun e vetë të luleve afër sheshit Skënderbeu. Konkursin e kemi zhvilluar sivjet më herët por në bashkëfinancim me DEMOS tash e kemi hapur tenderin për ndërtimin e tyre”, ka njoftuar Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Projekti për tregun e luleve vije vetëm pak ditë pasi Komuna e Prishtinës prezantoi projektin për shtandet e reja për librat.t