Ahmeti premton ndërtimin e dy parqeve për shëtitjen e qenve në Prishtinë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me familjen e tij si dhe me miq të tjerë qëndroi sot në Parkun e Qytetit, ku u takua me qytetarë dhe ua shpjegoi planin që kanë për zgjerimin e shtimin e hapësirave të gjelbërta në katër vitet e ardhshme.
Lajme
“Parku i Qytetit është një nga vendet ku frekuentohet shpesh edhe nga qytetarët që i shëtisin qentë e tyre.
Ne mandatin e ardhshëm, do të ndërtohen 2 parqe të rrethuara enkas për shëtitjen e qeneve, në mënyrë që të jenë sa më të lirë dhe të mos i pengojnë qytetarët e tjerë.
Po ashtu, do ta financojmë strehimoren regjionale për qentë endacak, ashtu që të gjitha komunat përreth të hyjnë në të njëjtin program”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.