Ahmeti në Prishtinë takohet me Hamzën, në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar të martën një takim në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza. Sipas njoftimit të Ahmetit, në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në…
Lajme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar të martën një takim në Prishtinë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të Ahmetit, në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, si dhe procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, transmeton lajmi.net.
Ahmeti tha se me Hamzën kanë diskutuar edhe për sfidat që e presin Kosovën dhe shqiptarët në rajon, duke vënë theksin te bashkëpunimi ndërmjet subjekteve politike shqiptare.
“Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka deklaruar Ahmeti.
Takimi është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth çështjeve konkrete të diskutuara mes dy liderëve./lajmi.net/
