Ahmeti kërkon dialog mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës: Takohemi edhe me Serbinë, mos me u taku mes vete është krim i madh
Në një lidhje telefonike në Debat Plus, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkoi urgjentisht dialog mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për zgjidhjen e krizës financiare, duke e cilësuar situatën në kryeqytet “të papranueshme”. Ahmeti tha se kompromisi është i mundur vetëm përmes një takimi të drejtpërdrejtë. “Pa u taku, nuk mund ta dimë kush duhet…
Lajme
Në një lidhje telefonike në Debat Plus, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkoi urgjentisht dialog mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për zgjidhjen e krizës financiare, duke e cilësuar situatën në kryeqytet “të papranueshme”.
Ahmeti tha se kompromisi është i mundur vetëm përmes një takimi të drejtpërdrejtë.
“Pa u taku, nuk mund ta dimë kush duhet të lëshojë pe. Nëse takohen, zgjidhja gjendet. Ka hapësirë brenda dy javësh.”
Ai kujtoi se gjatë mandatit të tij ka pasur mospajtime me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, por takimet kanë ndodhur gjithmonë.
“Kurrë s’ka ndodh mos me u taku. Edhe kur kemi pas kundërshtime, kemi kërkuar zgjidhje”, ka thënë ai.
Tutje Ahmeti përmendi pasoja të drejtpërdrejta të bllokadës financiare.
“Tri shkolla janë pa rrymë, nuk janë paguar buka, rryma, as shërbimet. Autobusat janë damtu – ai është dëmi më i vogël”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria po mban qëndrim të ngurtë.
“Mendoj që qeveria po tregohet shumë e ngurtë. Ka detyrë të takohet me komunën.”