Ahmeti i reagon Kurtit për problemin e turbinave në KEK: Përnime e keni a? Çka po na vyjnë gjermanët me ndreq blloqe?

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri i vendit Albin Kurti ka foluar për gjendjen e cila është aktualisht në termocentralet e KEK-ut, pas krizës energjetike.

Lajme

20/01/2022 14:47

Kurti ka theksuar se faji nuk është te menaxhmenti por te turbinat, të cilat sipas tij janë vjetëruar.

“E dyta, nuk ka ra menaxhmenti, por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Dhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtu lopatat e vjetëruara, të cilat kanë ra dhe e kanë dëmtu kondensatorin”, ka thënë Kurti në Kuvend.

E për këtë deklaratë të tij, ka reaguar ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka komentuar deklaratën e Kurtit dhe duke dhënë shpjegime.

“Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë Absolute, Relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu. Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhomt e bojlerit”, ka shkruar Ahmeti.

“Përnime e keni a? Çka po na vyn gjërmant me ndreq blloqe?”, ka shtuar ai.