Ahmeti fton qytetarët në shesh

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që vitin e ri ta presin në sheshin Zahir Pajaziti në qendër të kryeqytetit. 

Lajme

27/12/2014 08:33

Ai bënë të ditur se në natën e ndërrimit të moteve janë angazhuar që qytetarët të ndjehen të barabartë. Ata mund të kalojnë këtë natë në sheshin në qendër.

I pari i kryeqytetit bënë të ditur se mbi 40 kafeteri prej orës 14 deri në 02 pas mesnate do të jenë nëpër shesh.

“Sivjet e presim N’shesh. Mbi 40 kafeteri të Prishtinës së bashku në sheshin Zahir Pajaziti. Lojëra, muzikë dhe qef. Prej orës 14 deri më 02 pas mesnate. Bashkë në halle e bashkë në gëzime”, shkruan Ahmeti.