Ahmet Isufi: Familja Muja u vunë në shërbim të atdheut të gjithë

Nën patronatin e Komunës së Gjilanit sot është zhvilluar akademia përkujtimore për veprimtarin Elez Muja. Qytetarë të shumtë, drejtues institucionesh e politikanë janë mbledhur në të njëjtin vend për të përkujtuar mësuesin dhe atdhetarin e njohur të Gjilanit, Elez Muja. I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte edhe deputeti i AAK-së Ahmet Isufi i cili…

Lajme

10/11/2024 13:57

Nën patronatin e Komunës së Gjilanit sot është zhvilluar akademia përkujtimore për veprimtarin Elez Muja.

Qytetarë të shumtë, drejtues institucionesh e politikanë janë mbledhur në të njëjtin vend për të përkujtuar mësuesin dhe atdhetarin e njohur të Gjilanit, Elez Muja.

I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte edhe deputeti i AAK-së Ahmet Isufi i cili thuri lëvdata për Elez Mujën.

Isufi tha se Muja ka pasur rol të veçantë në afrimin e njerëzve për kundërvënie ndaj Serbisë.

“Njerëzit si Elezi s‘janë dorëzuar, por kanë vazhduar angazhimin që askush të mos mbetet pa përkujdesje“, ka thënë Isufi.

Tutje ai u shpreh se Muja kishte vënë në shërbim shtëpinë e tij e të vëllait të tij.

“Elezi s’ka proces që është zhvillu në komunën tonë që ai bashkë me familjen s’ka qenë aty“, u shpreh Isufi.

Ndërkaq Isufi tha se asnjëri nga vëllezërit e tij nuk kanë aplikuar për veteran pasi nuk duan të marrin më shumë se sa kontributi të cilin e dhanë në luftë.

“As Agroni e as Cimi nuk kanë aplikuar për veteran pasi kanë llogaritur se s’kanë nevojë për më tepër se sa kontributi që kanë dhënë në luftë dhe pas saj. Respekt e nder Elez Mujës e familjes së tij për tërë jetën“, tha Isufi. /Lajmi.net/