Aguero, ëndrra e Realit
Real Madrid është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Sport
Sergio Aguero është i afërt me Lionel Messin në Kombëtaren e Argjentinës.
Por, nga sezoni i ri ai mund të jetë kundërshtar i sulmuesit të Barcelonës në La Ligë.
Real Madrid është i interesuar për transferimin e Agueros, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Madje, krerët e klubit nga Santiago Bernabeu janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për angazhimin e Agueros.
Ai është një prej futbollistëve kryesorë në Manchester City dhe në të kaluarën ka luajtur në Madrid, por tek skuadra e Atleticos.